Prokuroria e Posaçme në Shqipëri, SPAK i ka kërkuar masën “arrest në shtëpi” Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha. Zarfi me kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë për ish-kryeministrin është depozituar në Gjykatë një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK duke i hequr imunitetin.
Seanca e radhës për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën do të mbahet më datë 26 Dhjetor në orën 10:00.
Njoftimi zyrtar:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
2. Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 26.12.2023 ora 10:00. Tiranë, më datë 22.12.2023
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.