×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prokuroria nuk humb kohë, gati të apelojë vendimin e gjykatës për Saimir Tahirin

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 12:48

    Ende pa kaluar një ditë nga verdikti i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish- Ministrin Saimir Tahiri, prokuroria e krimeve të rënda ka vendosur të nisë procedurat për të apeluar vendimin në gjykatën e Apelit.


    Mbrëmjen e djeshme pas më shumë se 12 orësh pritje, gjykata e shkallës së parë të Krimeve të Rënda rrëzoi dy prej tre akuzave të ngritura nga prokuroria kundër Tahirit, konkretisht atë të pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal dhe trafik të drogës.

    Prokuroria kërkoi 12 vite burg në pretencën e saj për të trija akuzat e ngritura ndaj Tahirit, por gjykata e dënoi ish- Ministrin vetëm për “shpërdorim detyre” me 5 vite burg. Masa e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar u konvertua në 3.4 vite burg në formën e shërbimit të provës.

    Tashmë pritet që çështja të shkojë në Apel, ku kjo gjykatë do të ketë verdiktin final për një dosje që është shtrirë përreth dy vite kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!