Pas propozimit nga kryeministrit Rama të Blendi Çuçit për ministër të Brendshëm ka ardhur edhe reagimi i kreut demokrat Lulzim Basha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i selisë blu shprehet se Rama bën miqtë ministra, ndërsa shqiptarët vuajnë dhe dhunohen,
“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në Neë York. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”- shprehet Basha.
Ministri Çuçi u propozua sot si ministër i Brendshëm për të zëvendësuar në këtë detyrë Sandër Lleshajn, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë, pas protestave që pasuan vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.