Një ditë pas protestës së opozitës, e cila u shoqërua edhe me dhunë, kreu i PD, Lulzim Basha thotë se nuk do kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.
Basha ka publikuar edhe një album nga protesta e 2 qershorit.
“Bashkimi popullor i 2 qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.
Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.
Ne nuk hedhim asnjë hap pas!”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.