Një grup aktivistësh kanë protestuar sot në Golem për zaptimin e plazheve publike.
Pakënaqësia e akumuluar prej kohësh bëri që përveç organizatorëve, protestës t’i bashkoheshin me dhjetëra qytetarë.
Në shenjë proteste, pushuesit braktisën çadrat që u kishin paguar bizneseve private.
“Protestën e pamë rastësisht dhe iu bashkuam pa ngurrim. Është një kauzë shumë e drejtë dhe duhet t’i bashkohen më shumë qytetarë. Çmimet janë të shtrenjta, plazhet publike janë të pamjaftueshme dhe kur ne vendosim çadrat në plazhe publike dhe i lëmë aty, policia vjen dhe na i heq gjatë natës,” – u shpreh një protestues.
“Plazhi publik i vendosur në dispozicion për ne, zaptohet nga privati se vijnë dhe vendosin çadra të thjeshta dhe më pas dhe aty kërkojnë nga 100 lekë. Është plazh publik, jam pensioniste dhe i kam paguar 40 vite shtetit taksa. Kam blerë shtëpi këtu dhe të mos kem mundësi të bëj plazh, është e turpshme.” – tha një tjetër.
Zaptimi i hapësirës publike nga biznesi privat është një problem i përvitshëm.
Edhe pse këtë sezon kontrollet për zëniet e paligjshme kanë qenë të shpeshta, problemi mbetet aktual. /euronews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.