×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protestuesit te kryeministria ia “nxjerrin” inatin pemës, e rrëzojnë dhe godasin policët me topat e zbukurimeve

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 18:42

    Protestuesit të zhvendosur tashmë para kryeministrisë, kanë rrëzuar pemën e Krishtlindjeve para godinës, pasi tentuan disa herë t’i vinin flakën.

    Ata u grumbulluan para pemës, ku disa e tërhiqnin, ndërsa disa të tjerë mundoheshin t’i vinin flakën.

    Pas rrëzimit të pemës, ata filluan të heqin topat e zbukurimeve dhe të godasin me to policët.

    Protesta vijon prej gati 2 orësh tashmë, ndërsa protestuesit janë shprehur se nuk do të largohen deri sa të vendoset drejtësi për Klodjan Rashën, 25-vjeçari që u vra një ditë më parë nga një efektiv policie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!