×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qytetari në Shqipëri i mllefosur me rritjen e çmimeve: Më mirë kemi qenë në kohën e Enver Hoxhës

    Reporteri
    12 Mars 2022 | 12:08

    Të indinjuar, disa të moshuar janë mbledhur sot para sheshit ‘Skëndërbej’ për të mbështetur protestën kundër rritjes së çmimeve.

    Një prej qytetarëve tha se më mirë ishin në kohën e regjimit të Enver Hoxhës se sa tani.

    “Më mirë kemi qenë në kohën e Enverit”, tha ai për News24

    Ndërkohë, një tjetër qytetar tha se detyrohej të ikte në Mal të Zi për të punuar dhe se fëmijën e shkolluar e kishte pa punë.

    “Kam ardhur nga Puka. Protestoj për rritjen e çmimeve. Jam një nga familjet e përmbytura nga HEC i Fierzës. E paguaj energjisë një më një. S’më ka dhënë kush kompenson. Kam votuar për këta socialistë, kur ka qenë në koalicion me Ilir Metën. Unë e kam çuar fëmijët me forcat e mia në shkollë, por e kam pa punë. Kur do i kërkoj ndihmë? Atje ku është lufta në Ukrainë, është 1 euro nafta. Këtu s’merret shteti me ty. Unë punoj në Mal të Zi se këtu s’ja dal”, tha protestuesi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!