×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Provon tre gishta, por nuk ia ‘qëllon’, e moshuara në Vlorë has probleme me identifikimin biometrik

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 9:56

    Një e moshuar, në Vlorë, ka hasur probleme me identifikimin biometrik të të dhënave të saj. Situatën e ka ndjekur nga afër gazetarja e “Top Channel” Juli Krisafi, e cila ka parë nga afër faktin që zonja ka përdorur tre gishta, por kjo nuk ka mjaftuar që të bëhet identifikimi i saj.


    Vetë e moshuara ka theksuar se edhe në momentin që ka marrë kartën e identitetit e ka hasur sërish këtë problem.

    Më pas komisionerët vendosën që ta lënë zonjën një moment në radhë dhe një qytetare tjetër ka hyrë për t’u identifikuar.

    Zonja tjetër nuk ka hasur asnjë problem, duke konfirmuar se pajisja e identifikimit është në rregull.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!