×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PS merr mandatin e nëntë në Vlorë, PD “prek fundin”

    Reporteri
    13 Maj 2025 | 19:54

    Partia Socialiste ka arritur të marrë mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës, duke e lënë Partinë Demokratike me vetëm 3 mandate.

    Arritja e PS te mandati i nëntë erdhi pas numërimit edhe të votave të diasporës, të cilat duket se janë dukshëm më të shumta në numër për Partinë Socialiste.

    Mandatin e nëntë për PS në Vlorë e paralajmëroi pas mesnate edhe kryebashkiaku i qytetit Ermal Dredha, i cili tha se ky ishte një synim i socialistëve atje. Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse PS do e mbajë deri në fund të numërimit mandatin e nëntë ose jo./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!