Teksa numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqpëri është drejt fundit, Partia Socialiste rezulton në avantazh të ndjeshëm me 82 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar deri më tani 52 mandate.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në selinë e PS-së dhe pritet që nesër të mbajë fjalimin zyrtar të fitores.
Nga ana tjetër, edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, ndodhet në selinë blu, në një moment reflektimi për opozitën, e cila ka pësuar një rënie të theksuar në të gjithë vendin.
Janë numëruar 95% e qendrave të votimit brenda territorit, ndërsa procesi i numërimit të votave të diasporës po vijon paralelisht dhe mund të ndikojë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve në disa qarqe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.