Jurida Krasniqi është gruaja që menaxhon një restaurant në Qerret të Kavajes. Ky biznes funksionin që 18 vite në Qerret, megjithatë Krasniqi thotë se asnjëherë më keq sesa këtë vit nuk ka qenë turizmi.
“E kemi ketë biznes qe 18-vite, dhe të flas të vërtetën mendoj që këtë vit turizmi është shumë keq dhe askush nuk po mendon për këtë gjë”, thotë ajo.
Krasniqi jep disa arsye të mundshme se pse po ndodh kjo gjë.
“Mendoj që kjo ka ardhur për shkak të politikës këtu në Shqipëri, protestat e shumta kanë bërë që turistët e huaj mos të interesohen më për Shqipërinë, dhe si pasojë e kësaj dhe puna e shumë restoranteve ka rënë. Politika e këtij vendi ka bërë që gjithçka të shkoj si mos më keq, askush nuk interesohet për bizneset përveç pjesës që të marrin më shumë taksa se që duhet dhe të hapim vetëm probleme dhe kjo çon dhe në mbyllje të shumë lokaleve”, shprehet ajo.
Për mungesën e turistëve ajo thotë se nuk ka të bëjë me ndryshim të çmimeve, pasi sipas saj çmimet vazhdojnë të jetë të njëjtat siç kanë qenë në vitet e kaluara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.