Nga dita e enjte e javës së kaluar në Shqipëri ka nisur zbatimi i urdhrit për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë, ndërsa është aplikuar edhe gjoba.
Ky vendim duket se nuk është pritur mirë edhe nga bluzat e bardha.
Mjekja psikiatre Alma Hasalami ka dal kundër këtij vendimi, duke shtuar se maskat po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor, shkruan abcnews.
“Ne nuk kemi asnjë informacion shkencor mbi COVID-19. Jemi akoma në ngrirje. Unë jam shumë dakord, në mënyrën se si po e përjetojmë pandeminë me masa diktatoriale. Çfarë kam vënë re unë se edhe policët janë shumë të frustruar se nuk janë mësuar me këtë gjë. Ka njerëz që frikësohen se janë situata jo normale për diçka të tillë. Unë nuk jam për mbajtjen e maskës. Jo gjithë ditën se marrim frymën tënd. Unë kam pas kolegë që e kanë kaluar me duhan, ata që ishin duhanpirës e kaluan më shpejt. Për mua si psikiatre, e vërteta është e përjetuar jo e shkruar në letër. Për mua vendosja e maskës është që nuk duhet të flasim shumë, i bie që në qoftë se ne nuk e heqim, nuk duhet të flasim prapë”, tha Hasalami.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.