Policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar që qarkullonte me armë me vete në Përmet.
Gjatë operacionit të koduar “VINOKASHI”, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale I.V., banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër.
Ai u kap në aksin rrugor Ballaban-Këlcyrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fshatit Ujëmirë”.
“Operacioni “VINOKASHI” nisi pas një telefonate nga qytetarët se një shtetas lëvizte me armë zjarri pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte si pasagjer, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri (pistoletë TT) dhe 45 fishekë,”-raportoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Përmet për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.