×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qëllohet me armë zjarri 31-vjeçari në Tiranë

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 8:12

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes zonën e Don Boskos në Tiranë.


    Mësohet se si pasoj e të shtënave ka mbetur i plagosur një 31-vjeçar nga Laçi i identifikuar si Leo Hera, i cili është paraqitur në Spitalin e Traumës rreth mesnatës.

    Sipas informacioneve, i riu është qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Ai është marrë në pyetje nga Policia pas asistencës mjekësore për rrethanat e ngjarjes, por nuk ka treguar detaje që mund të identifikojnë autorin.

    Njoftimi i Policisë

    Me datë 02.11.2020, rreth orës 23:05, është njoftuar Salla Operative se në spital është paraqitur shtetasi L.H., 31 vjeç, i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

    31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.

    Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!