Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të makinës ku udhëtonte drejtori i policisë bashkiake të Malësiaë aë Madhe, Mentor Hasanaj, është dorëzuar.
Si pasojë e atentatit mbetën të plagosur Mentor Hasanaj sëbashku me babanë e tij, Xhelal Hasanaj. Bashkë me dy të plagosurit, udhëtonte edhe bashkëshortja e Hasanajt fatmirësisht pa dëmtime.
Pak ditë më parë babai i 19-vjeçarit, Arben Hasanaj, ish-polic u kthye në Shqipëri dhe i bëri apel djalit të vetëdorëzohej, ndërkohë që deklaroi për mediat se ai do t’i përgjigjej si djalit dhe personave të dëmtuar.
Ngjarja ndodhi më 11 tetor rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ku 19-vjeçari qëlloi me armë zjarri dhe plagosi rëndë 39 vjeçarin Mentor Hasanaj banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe dhe babanë e tij Xhelal Hasanaj 74 vjeç.
Pas ngjarjes, u gjet motori pa targa që 19-vjeçari përdori në atentat, një skafandër dhe sende të tjera. Motor u gjet në vendin e quajtur Livadhe, mes parcelave me pemë, pak metra larg vendit ku ndodhi sulmi.