Në mbledhjen e ditës së sotme të qeverisë kroate është miratuar një vendim për të dhuruar vaksina anti-COVID në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar dy shtetet e rajonit në fushatat e tyre të vaksinimit.
Sipas vendimit në total do të dhurohen 20 mijë doza vaksinash anti-COVID, 10 mijë për Shqipërinë dhe e njëjta sasi për Republikën e Maqedonisë Veriore.
“Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë Veriore po përballen me pasojat e rënda të pandemisë COVID-19, presionit të madh mbi sistemin shëndetësor dhe mungesës së vaksinave. Vetë Komisioni Evropian ka identifikuar vendet në zonën tonë të afërt si një përparësi për ndihmën e vaksinave. Në këtë drejtim, Kroacia vazhdon të solidarizohet me vendet fqinje të saj Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë Veriore duke ofruar ndihmë humanitare në formën e vaksinave kundër COVID-19″, tha ministri Grli? Radman pas vendimit të qeverisë kroate.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.