Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një hap të ri drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit, duke miratuar një vendim që mundëson rikthimin në detyrë të ushtarakëve në rezervë.
Kjo nismë është ndërmarrë nga Ministria e Mbrojtjes dhe e aprovuar nga Këshilli i Ministrave dhe synon për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura me personal të kualifikuar.
Në bazë të këtij vendimi, individët që kanë shërbyer më parë si oficerë, nënoficerë apo ushtarë e detarë, do të kenë mundësinë të rikthehen në shërbimin aktiv nëse strukturat e mbrojtjes kanë nevojë për ekspertizën apo specialitetin e tyre.
Ministria e Mbrojtjes do të jetë përgjegjëse për publikimin e thirrjeve për pozicionet e hapura në faqen zyrtare, ndërsa aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike përmes platformës e-Albania.
Kandidatët do të kalojnë një proces përzgjedhjeje që përfshin shqyrtimin e dokumentacionit, kontrollin e sigurisë dhe vlerësimin nga komisionet përkatëse, raporton Top Channel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.