Një foshnjë i pajetë u gjet sot teksa ishte hedhur me një kuti kartoni pranë një koshi mbeturinash në lagjen Ali Demi në Tiranë.
Policia arrestoi 32 vjeçaren nënën e foshnjës djalë, me incialet H.M e cila ka deklaruar në polici se fëmija i kishte lindur i pajetë në muajin e shtatë, dhe për shkak të problemeve ekonomike për t’i bërë funeralin kishte vendosur të kryejë atë akt. Flitet se ajo kishte lindur në maternitetin ‘Koço Gliozheni’.
Por si u zbulua ngjarja tronditëse?
Një qytetar ka parë kutinë pranë koshit të plehrave Ai tregon se u tmerrua kur pa foshnjën e pajetë brenda dhe më pas mori policinë. Ja çfarë tregon ai:
‘Tmerr tmerr, nuk durova dot, kam 8 fëmijë vetë. Pashë vetëm në karton që thuhej seksi mashkull. Mora policinë dhe u thashë që kam gjetur fëmijë tek kartoni. Nuk kishte emër as asgjë. Nuk i lexova të gjitha, vetëm e pashë fëmijën dhe më iku mendja fare, mua më iku truri. Mora policinë, erdhi shteti, ambulanca ekspertiza. E morën foshnjën.
Kur pashë kutinë, e hapa me shkop kutinë nuk e preka fare, kur e largova copën që e kishin mbështjellë dhe pashë fytyrën, aty u tmerrova’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.