×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, kosovarët kthehen pas fundjavës në bregdetin shqiptar

    Reporteri
    06 Shtator 2020 | 20:14

    Pushuesit nga Kosova kanë përfunduar plazhin në bregdetin shqiptar edhe këtë fillim shtator për t’u kthyer sërish në shtetin e tyre.


    Në Shëngjin situata është më problematike teksa gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se pasditja ka pasur një fluks të lartë automjetesh.

    Ekzaktësisht situata është më e rëndë nga kryqëzimi i Shëngjinit deri në Milot, dhe përgjatë Rrugës së Kombit.

    Madje në segmentin Milot- Rubik të Rrugës së Kombit ka dhe radhë automjetesh.

    Pavarësisht se në Shqipëri ka trokitur vjeshta, kosovarët vijojnë të shijojnë pushimet në plazhet e Shqipërisë, ku më të preferuarat kanë Durrësin dhe Shëngjinin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!