×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: 4.5 milionë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri në gjashtë muajt e parë të këtij viti

    Reporteri
    09 Korrik 2024 | 23:12

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se 4.5 milionë vizitorë të huaj erdhën në Shqipëri në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo do të thotë se është +34 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.

    “Ndërkohë kemi hyrë në pikun e flukseve turistike ku së bashku me operatorët privatë që çdo ditë prezantojnë ofertën shqiptare por edhe me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të ofrimit të cilësisë së shërbimit, si edhe me bashkitë e me gjithë institucionet publike jemi në koordinim për mbarëvajtjen e sezonit veror”.

    “Ndërkohë disave që luftojnë me faktet dhe rrinë e shkruajnë se plazhet janë bosh, u them mos kini frikë të gëzoheni për Shqipërinë për inat të qeverisë, se Shqipëria është e të gjithëve qeveritë vejevijnë dhe kijeni parasysh se turistët janë në plazhe, në male, në qytete, në Tiranë dhe prej tyre fiton ekonomia familjare e shqiptarëve, kudo ata shkelin dhe ekonomia kombëtare e Shqipëria po e po”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!