×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama batuta me Braçen: Nuk luaj pa kundërshtar, Erjoni s’është për atë punë

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 15:34

    Kryeministri Edi Rama, këtë të martë ka qenë në Lushnje për të inspektuar disa rrugë, por edhe infrastrukturën në shkolla.


    Rama në këtë vizitë shoqërohej nga zëvendës kryeministri Erion Braçe, i cili u vu re se kishte vendosur dy maska për t’u mbrojtur nga COVID-19.

    Gjatë takimeve me banorët, Rama u përball me një kërkesë nga një grua për orarin e mbylljes. “Kam një kërkesë; kam kaq vite që vete te fruta perime në treg dhe ai orari meqë ishte pandemi, të bëhet sa më i shkurtuar, 6-8, që të mbarojmë punë shpejt të shesim edhe të mos rrimë kështu si tani, më të shkurtuar” i tha qytetarja.

    Ndërsa kryeministri iu përgjigj qytetares: “Halle halle kjo dynja, ca e duan më të gjatë, ca më të shkurtuar, hajde gjeje”.

    Gjatë ecjes në rrugën u dëgjua i e lehura e një qeni që nuk po pushonte, ndërsa Rama bëri një batutë: “Si s’u lodhe more, si s’u lodhe, çfarë e ke këtë?”, i tha ai të zotit.

    Më pas Rama ishte në Kolonjë, Lushnje, në një shkollë qendër komunitare, e cila është rinovuar.

    Në hyrje të shkollës, atij iu mat temperatura, ndërsa në palestër zhvilloi një ndeshje të shkurtër me një nxënës.

    Ndërkohë kryeministri, Rama u ndal edhe në Fier. Gjatë vizitës në shkollën e rindërtuar i ndodhur para palestrës, Rama këtë herë nuk bëri kosh, por “ngacmoi” Braçen duke i thënë se ai nuk është për këtë punë. Ky i fundit thumboi presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka se nuk ka investuar për ndërtimin e fushave sportive në këto zona.

    Pjesë nga biseda:

    Edi Rama: Temperaturën e matëm te shkolla tjetër. Erjoni e ka 38 zakonisht kështu që nuk është kështu simptomatike Më mirë kështu shkolla? Po i thoja drejtoreshës të bëni ndonjë parcelë aty për të mbjellë aty perime si prindërit tuaj. Të ketë edhe shkolla disa prodhimet të veta. Qenka kryevepër gjithë kjo parcelë

    Erion Braçe: Kemi marrë të gjithë hapësirën që kishin

    Edi Rama: Shumë mirë edhe kalçeto

    Përfaqësuesja e pushtetit vendor: Topi po pret

    Edi Rama: Topi po pret por unë nuk luaj pa kundërshtar. Erjoni nuk është për këtë punë

    Erion Braçe: Kjo është një nga 100 fushat se çfarë është një president federate por ne i kemi bërë pa na thënë ai dhe pa na dhënë një lekë ai.

    Erion Braçe: Këto i kemi bërë pa na i dhënë ndonjë lekë ai.

    Edi Rama: Fillove ti tani fillove luftën?

    Erion Braçe: Jo ai filloi nuk fillova unë. Mua kush më ngacmon zyshën ka punë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!