Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije dita e arrestimeve dhe gjykimeve të personave të pushtetshëm në Shqipëri nuk do të vinte kurrë pa të dhe Partinë Socialiste.
Në komunikimin “Sy m’Sy”, ai ka folur për kontributin e tij dhe të PS-së për reformën në drejtësi.
“Sa i përket arrestimeve, duhet ta dish ti dhe të gjithë që kjo ditë, dita e arrestimeve, dita e gjykimeve, e hetimeve të personave me pushtet politik, qofshin ministra apo kryetar bashkie e qofshin kushdo qofshin nuk u vinte pa mua dhe pa Partinë Socialiste. Nuk vinte kurrë se po të vinte do të kishte ardhur që nga 1912. Pra nga 1912 dhe deri kur unë dhe PS bëmë reformën në drejtësi, asnjë nga ata që ka jetuar në këtë vend, nuk e kanë parë asnjë gjë të tillë siç po shohim sot”.
“Dhe pyetja është si ka mundësi që nga 1912 deri kur filloi puna e institucioneve dhe reforma në drejtësi, nuk u bë një hetim, nuk u çua një njeri me pushtet politik përpara një gjyqtari të pavarur se kështu pushkatime dhe varje në litar me gjykata të komanduara ka pasur plot. Unë po flas për prokurorë e gjykatës të pavarur”, ka thënë Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.