Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sërish për SPAK gjatë një komunikimi online me qytetarët në rubrikën ‘Sy m sy’.
“Altin Dumani për të cilin kam shumë respekt dhe u kam shprehur publikisht solidaritetin përballë të gjithë qenërisë që sot u turret për ta vënë nën presion ka qenë aty por nuk ka pasur këtë fuqinë që kanë sot, se shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë, dhe e përdorte për hesapet e pushtetit të vet. Shpatën e ndëshkimit e mbante pushteti ekzekutiv”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se ishte Partia Socialiste ajo që mundësoi këtë realitet të ri të drejtësisë, duke sjellë në kujtesë ngjarjen pikërisht e rëndë të 21-Janarit.
“Imagjino sikur të ndodhte sot të mblidhej këtu poshtë dritares sime një popull i tërë dhe nga kjo zyrë të jepej urdhri për të qëlluar dhe të qëlloheshin me plumba të vërtetë në mish njerëzit dhe të vdisnin, 4 vetë totalisht të pafajshëm, totalisht të parrezikshëm dhe prokurori. Imagjinoni SPAK sot të lëshonte urdhra arresti për një numër personash përgjegjës për gjithë procesin re administrimit të protestës dhe unë të jepja urdhër drejtorit të policisë që t’i thoshte SPAK, ec nuk arrestohet askush.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.