×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama e nis ditën me të “ardhmen”: 20 mijë fëmijë kanë lindur në gjashtë muaj

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 9:30

    Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur ditën me bilancin e bebeve që kanë lindur në gjysmë e parë të vitit 2021.


    Rama në një postimi në facebook shkruan se 20.000 fëmijë kanë lindur në 6 muajt e parë të 2021 dhe kanë përfituar bonusin e bebeve me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit.

    “MIRËMËNGJES ? dhe me lajmin e bukur se 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë, ju uroj një ditë të mbarë??” shkruan Rama në postimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!