Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur për pasojat që ka shkaktuar lufta në Ukrainë.
Rama tha se kanë nisur negociatat me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar më herët nga biznesmenët shqiptar.
Ai theksoi se zhbllokimi i kësaj sasie gruri nga Serbia mund të vijë falë nismës së “Ballkanit të Hapur”.
“Po negociojmë me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga biznesmenët tanë atje. Dhe do ta bëjmë falë Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet”/A2.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.