×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama flet për foton brenda dyqanit në SHBA: S’më keni parë as te Gucci as te Çuçi

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 13:38

    Kryeministri Edi Rama komentoi në deklaratën e sotme pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ku ai u fotografua në Nju Jork, për të cilën edhe u përfol në rrjete sociale duke e kritikuar se kishte dalë për shoping, në një kohë kur Rama njoftoi se ishte atje për të takuar prodhuesit e vaksinës kundër Covid-19.


    Rama theksoi se të blesh një dyqan jashtë shtetit nuk është krim, por tha se në rastin konkret, ai ishte duke parë në një kancelari për bojëra.

    “Meqë më keni parë duke bërë pazar, në Amerikë shkuam në Nju Jork tre ditë para takimit se rregulli i shtetit të Nju Jorku-t është karantinimi tre ditë para se sa të dalësh e të bësh ca ke për të bërë atje.

    Me mirëkuptimin e tyre s’kemi qenë komplet të burgosur në hotel, por s’më keni parë mua as te Gucci as te çuçi, më kanë bërë një foto në një dyqan bojrash, kancelarie, po ta shikoni është kancelari, e sa për dijeni edhe sikur të isha në një dyqan tjetër, s’do ishte ndonjë krim, por që ta dish me këtë rast, unë kur shkoj jashtë nëse ndonjëherë blej, marr bojëra”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!