×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama i kthehet Bashës: Sipas Lulëzimit, plehrat duhet të bëhen kapicë, që njerëzit mos preken nga Covidi

    Reporteri
    02 Nëntor 2020 | 12:06

    Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, vijojnë replikat në rrjete sociale, me akuza dhe kundër-akuza.


    Kreu i Qeverisë iu përgjigj Bashës, pasi ky i fundit tha se “Rama vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë” .

    Rama thotë se sipas Bashës, “plehrat duhet të bëhen kapicë në çdo rrugë të Tiranës që njerëzit të mos preken nga Covidi dhe mund të kurohen”.

    “Sipas Lulëzimit plehrat duhet të bëhen kapicë në çdo rrugë të Tiranës që njerëzit të mos preken nga Covidi dhe mund të kurohen! Jo Lulëzim, plehrat nuk kthehen më në Tiranë, as opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit!”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!