×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama i përgjigjet Bullgarisë: Hiqni veton ose më duroni mua

    Reporteri
    24 Qershor 2022 | 11:20

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, që e kritikoi për mënyrën e të folurit.

    Në një reagim në Twitter, Rama thotë se edhe ai vetë ka problem me mënyrën se si Bullgaria zgjidh çështjet dypalëshe duke përdorur BE-në.

    E në këtë aspekt, Rama i ka kërkuar Bullgarisë që të heqë veton ose, siç thotë vetë, “të durojnë sjelljen e tij”.

    “Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit. E drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet bilaterale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO. Miq, hiqeni veton ose më duroni mua”, ka shkruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!