×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama injoron Berishën: Nuk flas për ‘të vdekurit’

    Reporteri
    30 Mars 2022 | 20:17

    Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Rama tha se tashmë reforma në drejtësi po jep frytet e saj.

    “Në nivelin personal patjetër që jam i keqardhur, por në nivelin e detyrës sigurisht që i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë,” – u shpreh kryeministri.

    Rama tha se deri në momentin që do të deklarohet fajtor Alqi Bllako është i pafajshëm, por sidoqoftë rezultati, ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi sepse përgjegjësitë nuk janë kolektive, siç u shpreh dhe vetë kryeministri.

    Edi Rama nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes nëse do të bashkëpunonte me Sali Berishën nëse ai vjen në krye të PD-së.

    “Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit,” – u shpreh kryeministri.

    Ai sqaroi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, ndërsa sa i takon dorëheqjes së Alqi Bllakos, Rama u shpreh se ky është rezultat i reformës në drejtësi, njofton euronewsal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!