×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama-inxhinierit: Përzierja e një shqiptari me një francez bën një arbëresh

    Reporteri
    19 Shkurt 2021 | 14:59

    Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zëvendës/kryeministri Erion Braçe dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, këtë të premte ishte në Karavasata ku u pa nga afër përgatitjet për kantierin e parkut voltaik.


    Kreu i qeverisë në këtë vizitë u prit nga drejtuesi i projektit. Ky i fundit edhe pse francez kishte shkruar një letër në gjuhën shqipe për të shprehur mirënjohjen ndaj qeverisë shqiptare.

    “Zoti kryeministër, zonja ministre. Përshëndetje. Si drejtor i projektit jam shumë i lumtur t’ju mirëpres këtu në këto toka. Do të prodhojmë energji elektrike me çmim konkurrues që është padyshim energjia elektrike më e e lirë në Shqipëri. Falenderoj kryeministrin për praninë e tij këtu ndërkohë që partnerët lokalë janë në terren për të kryer inspektimet për zbatimin e lejes. Falenderimet shkojnë për ministren dhe ekipet e saj. Unë nuk flas shqip mirë. Nëse jeni dakord do të vazhdoj në frëngjisht”, tha ai në gjuhën shqipe.

    Por kreu i qeverisë nuk i la pas batutat. “Nga shqipja jote kuptova se përzierja e një shqiptari me një francez bën një arbëresh”, ia ktheu ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!