Kryeministri Edi Rama ka ironizuar presidentin Ilir Meta lidhur me dekoratat e shumta të akorduara nga presidenca përgjatë muajve të fundit.
Rama ka postuar në rrjetet sociale një meme, ku presidenti Ilir Meta i jep medalje vetes.
“Komplimenta autorit kushdoqoftë”, shkruan Rama krah fotos.
Debati për dekoratat ka përplasur qeverinë dhe presidencën përgjatë ditëve të fundit. Shumica tashmë ka nisur hartimin e një projektligji që kufizon veprimtarinë e presidentit, pjesë e të cilit janë edhe kriteret për dekoratat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.