Teksa ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve në ambientet e shkollës “4 Dëshmorët” në kryeqytet, një lajm i mirë duket që po qarkullon .
Kreu i qeverisë Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Silva Bino tha se tashmë synohet vaksinimi masiv i popullatës.
Ndërsa njoftoi edhe mbërritjen e dozave të tjera të vaksinës anti-Covid, theksoi se synohet edhe vaksinimi i policinë si edhe ushtrisë me qëllim goditjen e gjithë zinxhirit që ka më shumë kontakte.
“Ne duam që sa më shpejt t’ju nxjerrim ju nga ky shqetësim”, tha Rama. Jemi afër një lajmi të madh. Dhe pak ditë do të sjellim një sasi tjetër të konsiderueshme dhe sfida është vetëm vaksinimi për të filluar intensivisht me të moshuarit, policinë, ushtrinë ata që kanë ndërveprim. Pra të godasim të gjithë zinxhirin që ka më shumë kontakte”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.