×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Rama “kthen në bebe” liderët e Europës, videoja e veçantë që u transmetua para Samitit të Komunitetit Politik të BE

    Reporteri
    16 Maj 2025 | 13:01

    Surpriza para nisjes së Samitit Evropian në Tiranë ishte video e krijuar me AI ku liderët evropianë të shndërrruar në “bebe” përshëndesin në gjuhët e tyre Shqipërinë si vendi mikpritës.

    Kjo ide e veçantë e organizatorëve të Samitit ka shkaktuar të qeshura mes pjesëmarrësve, ku ka spikatur kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila e ka përcjellë me të qeshur të gjithë shfaqjen e përshëndetjeve të “fëmijëve” liderë evropianë.

    Të qeshura ka shkaktuar përshëndetja e “bebi” Erdogan, Macron dhe në fund Rama si mikpritës i Samitit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!