Kryeministri Rama ka përcjellë në rrjetin social një shqetësim që sipas tij është konstatuar në disa raste dhe ka të bëjë me një sërë biznesesh që nuk janë në listën e atyre që hapen nesër dhe sërish, kanë lajmëruar se do të hapin punën.
Rama ka paralajmëruar se kushdo biznes që hapet dhe nuk ndodhet në listën e atyre sipërmarrjeve të lejuara për javën që vjen, do të përballet me pasoja ligjore.
Postimi i plotë:
KUJDES!
? KONSTATOJMË SE KA DYQANE JOUSHQIMORE QË LAJMËROJNË HAPJE PËR NESËR! HAP I NXITUAR NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN ÇDO HAPJE E PAMIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
? BIZNESET E LEJUARA, NË BAZË TË URDHËRIT TË MINISTRES SË SHËNDETËSISË PËR JAVËN E ARDHSHME (20-26 PRILL), JANË TË PUBLIKUARA NË PORTALIN E-ALBANIA, SË BASHKU ME PROTOKOLLET PËRKATËSE TË SIGURISË SHËNDETËSORE.
? HAPJA E ÇDO AKTIVITETI TJETËR JASHTË ASAJ LISTE TË MIRATUAR ËSHTË E KUNDËRLIGJSHME. E-ALBANIA DO TË KETË GATI NGA SOT NË MBRËMJE EDHE LEJEN PËR USHTRIM AKTIVITETI NË BAZË TË LISTËS SË MIRATUAR, TË CILËN ÇDO BIZNES DUHET TA DISPONOJË NGA E MARTA E TUTJE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË VET.
? JU LUTEM VERIFIKONI në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër?
*duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL – 3 MAJ)