Kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Manastirliu ditën e sotme kanë qenë të pranishëm në një ambiente në Tiranë ku vijon intensivisht vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve.
Ndërkohë Rama ka njoftuar se Shqipëria pritet të arrijë në 50 mijë të vaksinuar dhe në ditët në vijim sipas tij do të rritet vijimësisht numrin e vaksinimeve, falë edhe dozave plus që janë siguruar.
“Tiranë – Vijon intensivisht vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve *sot arrimë në 50 mijë të vaksinuar dhe në ditët në vijim do të rrisim vijimësisht numrin e vaksinimeve, falë edhe dozave plus që kem siguruar e do të sigurojmë në vazhdim” shkruan Rama.
Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se deri më tani janë arritur të vaksinohen 12 mijë arsimtar të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Ndërsa numri total i vaksinimeve sipas saj ka shkuar në 48 mijë, nga të cilët, mjekë, mësues e të moshuar.
“Janë vaksinuar mbi 12 mijë arsimtar. Kemi arritur në një numër mbi 48 mijë vaksinime”
“Dozat që erdhën dje Sputnik do vijoj ë të moshuarit +80. Në tërësi kemi 90 mijë doza vaksine në total dhe presim që të na vijnë të tjera në ditët për para të prillit me Pfizer. Edhe për vaksinimin masiv.”
“Presim nga Covax edhe sasinë tjetër kemi një të dhënë 60-80 mijë vaksina të AstraZenenca”
“Me të Kosovës kemi përfunduar janë edhe disa doza për të mbyllur premtimin prej 500 dozash.” u shpreh Manastirliu.