Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e së martës në Athinë, ku është pritur nga homologu vendas, Kyriakos Mitsotaqis, me të cilin ka pasur dhe një darkë pune.
Kreu i qeverisë, përmes një postimi në rrjetet sociale falënderon kryeministrin grek për mikpritjen dhe vlerëson marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
https://www.facebook.com/138734771522/videos/319583009331496
“Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruan Rama.
Në këtë vizitë që do të zgjasë edhe ditën e nesërme, burimet raportojnë se pritet të diskutohet dhe për çështjen e detit, një diskutim ky që ka shkaktuar një debat të ashpër në të dy anët e kufirit.
Disa ditë më parë, kryeministri Rama u takua me presidentin turk Erdogan dhe pas vizitës në Greqi ai pritet të udhëtojë drejt Berlinit.