Në një dalje për mediat Kryeminsti, Edi Rama prezantoi programin për shkollat dhe universitetet.
Rama premtoi se rrogat e mësuesve do të rriten me 40 %. “Pagat e mësuesve do rriten me 40 %, nuk mjaftojnë as ato që kemi bërë për universitetet”– u shpreh Rama.
Ndër të tjera Kryeministri shtoi se ndryshimet partiake nuk do të ndikojnë tek mësuesit e vjetër, dhe se ata do të jenë të pa lëvizshëm nga vendi i punës.
“Sot mësuesit e vjetëer janë të pa lëvizshëm nga ai vend pavarsisht partive. Unë jam krenar që po çliroj shkollën nga kthetrat duke vendosur pa cenushmerine e vendit të mesesve ne detyrë- shtoi Rama.
LEXO EDHE: Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua
Gjithashtu nuk la pa përmendur punën që ai ka bërë këto vite për shkollat se dhe vazhdon rindërtimi i 140 shkollave të reja.
“Nuk ishte para 70 vjetësh por deri para 7 vjetësh kur tekset shkollore ishin stiva të frikshme, sot tekset shkollore janë falas dhe librat janë prodhime të shtëpive prestigjoze. Këtë vit vazhdon pa pushim rindërimi i 140 shkollave të reja”– u shpreh Kryeministri.