×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama ndryshoi qëndrim për maskat, qytetarët të ndarë

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 20:55

    Një muaj e gjysmë pasi shprehej se maska nuk ishte e nevojshme në ambiente të hapura, kryeministri Rama ndryshoi qëndrim.


    Nga 15 tetori edhe në Shqipëri, sipas tij, maska do të jetë e detyrueshme dhe në ambiente të hapura.

    Pas këtij vendimi, qytetarët kanë shijuar të dielën e fundit pa maska në parqe e rrugë. Një pjesë e mendojnë të drejtë vendimin dhe pse deri tani nuk e kanë mbajtur maskën në ambiente të hapura edhe aty ku është e vështirë të ruhet distanca. Të tjerë qytetarë shprehen se ky vendim duhet diskutuar mes ekspertëve pasi jo të gjithë mund ta mbajnë për orë të zgjatura maskën.

    Ndërsa më absurd u duket rregulli që maska hiqet kur jemi në lokal dhe restorant, edhe pse rreziku i infektimit është i madh.

    Për të moshuarit, ky vendim nuk do të prishë qetësinë e tyre, madje as lojën e dominosë në ditët në vijim.

    Edhe pse ky vendim pritet të shoqërohet me reagime e kundërshti, nga 15 tetori çdo qytetar do të gjobitet me 2 mijë lekë të rinj nëse kapet pa maskë në rrugë dhe ambiente të tjera të hapura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!