×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Në 15 qershor rinis transporti urban e ndërurban

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 20:19

    Pas protestës së Shoqatave të Transportit para Ministrisë së Infrastrukturës, ka reaguar edhe kryeministri Rama.


    Rama përmes një postimi në Facebook, shkruan se qeveria do ta mbështesë këtë sektor duke e njohur si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, si dhe zero taksa e tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.

    Rama siguron se ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët.

    Postimi i tij:

    Të hënën 15 qershor rinis shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë shëndetësore. Qeveria do ta mbështesë këtë sektor përmes:

    Njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës.
    Zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.

    Brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i pare. Ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!