Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në takimin me shqiptarët e Athinës, ka premtuar rritje të pagës mesatare në 1 mijë euro nëse fiton mandatin e tij të katërt.
“Pagën mesatare 1000 euro në sektorin publik e shikojmë me optimizëm në mandatin e katërt”, tha ai.
“Kur ne morëm detyrën, bankat ishin zhytur në kredi të këqija. Ishte një dritë e kuqe që paralajmëronte një rrezik të madh, që shqiptarët e Greqisë e kanë përjetuar në lëkurën e vet, ku piramidat u kthyen në gropa dhe ku u varros një pjesë e madhe e pasurisë së tyre. Sot kreditë e këqija janë nën 5 përqind, njësoj si vendet e tjera dhe Shqipëria nuk ka asnjë rrezik”.
“Kur ne morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3200 euro, sot janë mbi 10 mijë euro dhe në Shqipërinë 2030 do të jenë 15 mijë euro. Paga mesatare ishte 370 euro, në sektorin publik, ku njerëzit punësohen për t’u shërbyer të tjerëve, sot me vitin 2024, të mbyllur me pagën mesatare në sektorin publik 1 mijë euro e shikojmë me optimizëm mandatin e katërt”, tha Rama, shkruan A2.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.