×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama në Bruksel takon Borrell dhe Varhelyi, i pranishëm edhe Vuçiq

    Reporteri
    11 Maj 2022 | 9:02

    Kryeministri Rama ditën e sotme do të fluturojë për në Bruksel ku do të zhvillojë një takim me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi.

    Të pranishëm do të jenë edhe presidenti malazez Milo Gjukanoviq, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të BiH Zoran Tegelti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervala Schëartz.

    Agjenda e plotë:

    Ora 08.15 mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë)

    09.00

    Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror

    Seanca e mëngjesit (e hapur)

    – Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian

    – Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon

    – Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile

    11.15

    Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë

    11.30

    Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë

    13.30

    Seanca e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)

    – Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

    – Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

    +/- 15.30

    Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)\

    – Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

    17.30

    Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!