×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama në Durrës, do ta vizitojë Veliajn në paraburgim

    Reporteri
    13 Shkurt 2025 | 11:54

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të udhëtojë drejt Durrësit për të takuar Erion Veliajnë në qendrën e paraburgimit në Durrës.

    Veliaj u transportua sot nga blloku i sigurisë në Tiranë.

    Në seancën e zhvilluar të mërkurën, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe “detyrim paraqitje” për të shoqen, për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

    Veliaj u arrestua mesditën e të hënës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave./AbcNews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!