×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Rama në shkollën në Durrës: Kemi punuar me një ritëm marramendës

    Reporteri
    08 Shtator 2020 | 14:31

    Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër punimet në shkollën “Neim Babameto” në Durrës.


    “Me procedurat dhe me ritmin tonë jemi duke shkuar drejt përfundimit. Faktikisht jemi 6 muaj përpara, pra do të thotë se kemi punuar me një ritëm marramendës”, u shpreh kryeministri.

    “Në kantierin e shkollës “Neim Babameto” që sot po rilind më e madhe, më e bukur e me plot risi për nxënësit e për trupën pedagogjike, falë projektit mbresëlënës të arkitektit të famshëm italian, Mario Cuccinella, e cila në këtë nëntor 2020, do të jetë gati për të pritur 1060 nxënës”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!