×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama në Vjenë: Synojmë njehsimin e diplomave me universitetet europiane

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 20:48

    Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë në një vizitë zyrtare në Vjenë. Rama shkruan se vizita është zhvilluar në kuadër të mbështetjes së Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU.


    Kryeministri shkruan se thotë se synohet një lidhje strategjike për programet Vizionit “Shqipëria2030”. Më tej, kryeministri shkruan se synohet njehsimin e diplomave të univeristetve shqiptare me ato evropiane.

    Postimi i Ramës

    Vjenë – Një vizitë brenda ditës, në mbështetje të drejtpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin synojmë lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit Shqipëria2030, që synon hapjen e universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjoze europiane, deri në njehsimin e diplomave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!