Nga Brukseli në një konferencë për mediat Kryeministri Edi Rama, pas takimit të njëmbëdhjetë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian vijoi kritikat ndaj BE lidhur me shpërndarjen e vaksinave për Ballkanin Perëndimor.
Rama deklaroi se ishte tronditëse për qytetarët të cilët edhe pse jetojnë në kufi me BE-në të mos bëheshin pjesë e vaksinimit. Ndër të tjera ai tha se sot ka 140 vende që nuk kanë nisur vaksinimin, ka 10 vende që kanë 70% të prodhimit të vaksinave teksa u shpreh se shpreson që kjo situatë të zhbllokohet.
“Vlerësoj përpjekjet e bëra nga komisioneri për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat, kur ne dhe vendet e rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave. Ishte moment tronditës për njerëzit tanë, pasi, siç e dini, ne nuk jetojmë në kufi të Bashkimit Evropian, por jemi të rrethuar nga vende të BE-së. Populli ynë meritonte të kishin vaksinën njësoj si vendet e tjera. Sot ka 140 vende që nuk kanë nisur vaksinimin, ka 10 vende që kanë 70% të prodhimit të vaksinave. Shpresoj që kjo situatë të zhbllokohet”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.