Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton bashkatdhetarët në Greqi, se në 12 maj do të jetë në Athinë, ku do të zhvillojë një takim me ta, në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të mbahën vitin e ardhshëm.
Rama në një postim në Facebook, tha se më 12 maj nis nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë “Krenarë Për Shqipërinë”.
“MIRËMËNGJES, dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë “Krenarë Për Shqipërinë”, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Një nga arsyet e këtij turi, shkruajnë mediat vendore, është për t’ju bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në diasporë që të kthehen për të jetuar dhe investuar në Shqipëri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.