Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është shprehur nga Rinasi teksa pret dozat e vaksinave nga Pfizer, se pavarësisht rritjeve të rasteve të reja me COVID-19, ende vendi nuk ka arsye që të mbyllet.
Sipas tij, shifrat vijojnë të jenë në ekuilibra dhe spitalet funksionojnë sipas skenarëve të përcaktuar më herët.
“Nuk ka arsye përse të mbyllemi. Për 1 mijë e 1 arsye që i kam dëgjuar nga ekspertët tanë dhe nga ekspertë që komunikoj për të mësuar. Gjithmonë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie që është pandemia psikike. Është reale kjo nuk është për të qeshur. Efektet traumatike gjatë gjithë kësaj kohë kohe tek psikika e kësaj dynjaje.Duhet ta kemi parasysh që kur një vend Evropian që mbyllet nga një konto evropiane që përgjigjet. Është kollaj të themi hajt ta mbyllim, por pre duhet ta mbyllim. Kur numrat qëndrojnë brenda ekuilibrave dhe në spitale vijon puna me kapacitetet sipas skenarëve nuk ka arsye që të mbyllet. Arsyetimi i Komitetit tonë Teknik është tërësor dhe jo thjesht mekanik e të themi hajde ta mbyllim”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.