Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur qëndrimin e tij duke u shprehur i bindur se Ballkani i Hapur do të vazhdojë pavarësisht zërave kritikë.
Ai tha se pikërisht ishte Ballkani i Hapur që bëri të mundur që Serbia të ishte në anën e Perëndimit në OKB kundër Rusisë.
“Jemi të vendosur për të ecur më tutje për të ecur me Ballkanin e Hapur le të thonë çfarë të duan përfaqësuesit e turbofolkut nacionalist. Ne do vazhdojmë me Ballkanin e Hapur”, është shprehur Rama.
“Për dy javë rresht Serbia bashkohet me perëndimin në OKB kundër Rusisë. Pa Ballkanin e Hapur kjo nuk do të kishte ndodhur”.
“Ballkani i Hapur është i çmueshëm për të ardhmen e rajonit. Ne na duhet ta mbajmë këtë kurs paqeje dhe sigurie. Mos harroni që në Ballkan ka filluar edhe një luftë botërore. Ne nuk kemi asnjë llogari që ti fryjmë zjarreve, por duhet ti fryjmë erës së bashkëpunimit”, tha Rama ne nje konference pas përfundimit te Kongresit te PS, shkruan Panorama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.