×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Pasnesër mbërrijnë 38 mijë e 400 doza të vaksinës

    Reporteri
    10 Mars 2021 | 18:57

    Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka njoftuar se ditën e premte në Shqipëri mbërrijnë 38 400 doza të vaksinës AstraZeneca.


    Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare më “Facebook”, Rama shkruan se pas mbërritjes së dozave të AstraZeneca do të nis menjëherë vaksinimi kundër COVID-19 i mësuesve.

    “Pasnesër mbërrijnë 38 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve.”, shkruan Rama.

    Pavarësisht nisjes së fushatës së vaksinimit që nga muaj Janar, shifrat e viktimave dhe raste me COVID-19 mbeten të larta.

    Në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 humbje jete, ndërsa nga 3035 teste të kryera, janë konfirmuar 631 raste të reja me COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!