×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama për mediat italiane: BE-ja nuk i ka mbajtur premtimet, ngërç i rrezikshëm

    Reporteri
    24 Qershor 2022 | 10:04

    Dje në Bruksel, kryeministri shqiptar, socialisti Edi Rama, e kishte të vështirë të fshihte zhgënjimin dhe nervozizmin për një ngërç në procesin e anëtarësimit në BE që prek vendin e tij dhe Maqedoninë e Veriut .

    “Ishte një ditë e keqe për Unionin,” tha ai gjatë një interviste telefonike me Corriere della Sera.

    Rama u shpreh se Bashkimi Evropian nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna.

    “BE nuk i ka mbajtur premtimet. Dhe nuk e them unë, të njëjtët drejtues të komunitetit e pranojnë që ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë, por pavarësisht kësaj jemi ende të vendosur”, ka thënë Rama.

    Rama ka thënë se duhet hequr unanimiteti nga vendimet e BE-së

    “Unë në të vërtetë mendoj kështu, 100%. Jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e ndjeshme për vendet anëtare, e cila ka historinë dhe rëndësinë e saj. Por ka ardhur koha për ta hequr atë”, u shpreh Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!